LAJMI I FUNDIT:

Historike për Ava Max, artistja shqiptare nominohet për herë të parë në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards

Historike për Ava Max, artistja shqiptare nominohet për herë të parë në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards
Ava Max (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

MTV Video Music Awards 2019 ka shpallur nominimet për kategoritë përkatëse për edicionin e sivjetmë.

Dy shqiptaret e famshme Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar në të njëjtën kategori, atë për “Këngën më të mirë ritmike”.

Dua Lipa është nominuar në këtë kategori për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, ndërsa Bebe Rexha për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers si dhe “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe Jay Balvin.


Shpallen nominimet e MTV Video Music Awards 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish të nominuara në të njëjtën kategori
Lexo po ashtu Shpallen nominimet e MTV Video Music Awards 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa sërish të nominuara në të njëjtën kategori

Këtë vit kemi për herë të parë edhe një shqiptare tjetër të famshme, që ka arritur të nominohet për një nga çmimet e ngjarjes së madhe.

Ajo është Ava Max, e cila këtë vit ka pasur sukses të jashtëzakonshëm me dy projektet e saj muzikore “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.

Ava (emri i vërtetë i së cilës është Avanda Koci), ka arritur të nominohet për çmimin “Artistja më e mirë e re”.

E lumtur për këtë sukses, shqiptarja me prejardhje nga Saranda reagoi në InstaStory, përmes një shkrimi duke treguar se ndjehet e nderuar që u nominua përkrah këtyre artistëve.

“Wow, faleminderit VMAs, të jesh e nominuar me gjithë këta artistë të bukur dhe të talentuar është gjithsesi një fitore”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Foto: Ava Max/InstaStory

Avanda përndryshe është lindur nga prindër shqiptarë, të cilët u larguan nga Shqipëria kur ajo ishte shumë e vogël, drejt kërkimi të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë vit, ajo ka qenë ndër artistet e reja absolut më të suksesshme të tregut ndërkombëtar. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Magazina
Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas

Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas

Magazina

"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin

Magazina
Diana dhe Arioni në qendër të vëmendjes pas spektaklit të mbrëmshëm, puthen teksa diskutojnë

Diana dhe Arioni në qendër të vëmendjes pas spektaklit të mbrëmshëm, puthen teksa diskutojnë

Magazina
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Magazina
Emily Ratajkowski shkëlqen me një stil të guximshëm dhe shpallet ambasadore e re e “Intimissimi”

Emily Ratajkowski shkëlqen me një stil të guximshëm dhe shpallet ambasadore e re e “Intimissimi”

Magazina
Kalo në kategori