LAJMI I FUNDIT:

Fusha e sportit e ndërtuar jashtë kushteve të kontratës, UP paguan mbi 2 mijë euro për punët e pakryera

Fusha e sportit e ndërtuar jashtë kushteve të kontratës, UP paguan mbi 2 mijë euro për punët e pakryera

Në Universitetin e Prishtinës vitin e kaluar ishte ndërtuar një fushë e sportit për shfrytëzim nga studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik, mirëpo e njëjta është punuar jashtë standardeve të kontratës. Sipas raportit të auditorit UP ka paguar mbi 2 mijë euro më shumë për të se sa është punuar.

Kjo fushë e sportit në Fakultetin e Edukimit Fizik,  Universitetit të Prishtinës i ka kushtuar 24,955€   por që sipas raportit të auditimit ajo nuk është ndërtuar sipas kushteve të kontratës.

Sipas këtij raporti Universiteti i Prishtinës ka paguar mbi 2 mijë euro më shumë se sa është punuar nga kompania kontraktuese.


Bazuar në gjetjet e auditorit, për furnizimin dhe montimin e fushës me anësore janë vendosur anësore prej 78 metrave ndërsa ishte paguar për 149 metra.

Po ashtu, ndër punë të tjera të paguara por jo të kryera ishin edhe furnizimet me karrige dhe tavolina për jurinë si dhe materialet për ndërtimin e një çeshme adekuate për lojtarët.

Por dekani i fakultetit, Musa Selimi, thotë që fusha ka qenë e mirëseardhur për ta pavarësisht kushteve si është punuar.

“Kemi mbajtur disa gara dhe nesër do të mbahet edhe një garë tjetër e nivelit evropian. Po të mos ishte me standarde kjo fushë nuk do të mbaheshin garat fare. Për ne kjo fushë është e mirëseardhur. Shpresojmë që ndërkohë do të na bashkëngjiten edhe fushat e basketbollit, badmintonit, tenisit, hendbollit të jashtëm etj., dhe të bëhet një poligon që do të shfrytëzohet nga studentët e UP-së”, tha për RTV Dukagjinin, Musa Selimi.

Ndërsa nga Zyra Kombëtare e Auditimit, në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjini, thuhet se UP edhe pas afatit kohor prej 30 ditësh nuk e ka dorëzuar ende planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të auditimit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori