LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Taslixhes mbesin pa ujë që katër ditë, ujësjellësi thotë se janë prishur pompat

Banorët e Taslixhes mbesin pa ujë që katër ditë, ujësjellësi thotë se janë prishur pompat

Banorët në lagjen Taslixhe në Prishtinë që katër ditë kanë mungesë të ujit.

Një banorë i kësaj lagje ka thënë për Telegrafin se nuk kanë asnjë informatë se përse nuk kanë ujë.


“Kanë kaluar katër ditë që jemi pa ujë. Qendra e thirrjeve nuk lajmërohet që me marrë ndonjë informatë”, ka thënë ai.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, ka konfirmuar për Telegrafin se arsyeja e mungesës së ujit është si pasojë e prishjes së pompave.

“Problemi teknik në pompat e Mirditës në Velani mbetet ende, dhe ne jemi duke punuar në rehabilitim të saj. Për momentin jemi duke i furnizuar me ujë përmes autocisternave deri në zgjidhje sa më të shpejtë gjegjësisht rregullimin e pompës që furnizimi të ju rikthehet sa më shpejtë. Punëtorët teknik janë duke u marrë me sanimin e defektit në pompë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/