LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili dhe Ambasadori Kosnett përuruan investimet e reja në Klinikën e Pediatrisë

Ministri Ismaili dhe Ambasadori Kosnett përuruan investimet e reja në Klinikën e Pediatrisë

Në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë janë përuruar investimet e reja nga Qeveria Amerikane në vlerë prej 150 mijë dollarë. Ky rinovim i infrastrukturës së këtij reparti dhe kësaj Klinike rrit kapacitetet e tyre për ofrim të shërbimeve më cilësore.

Sipas një njoftimi, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, si dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Kevin Kosnett përuruan sot investimet e reja nga Qeveria Amerikane në vlerë prej 150 mijë dollarë në Klinikën e Pediatrisë.

Ministri Ismaili tha se “sot është një ngjarje pozitive për shëndetësinë kosovare. E kemi transformuar edhe një repart që për një kohë të gjatë nuk ka pasur kushtet e nevojshme për ofrim cilësor të shërbimeve. Me investimet e reja në vlerë prej 150 mijë dollarëve ky repart do të jetë në gjendje të funksionojë shumë më mirë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe direkte nga shteti mik i SHBA-ve për Kosovën”.


Ambasadori Kosnett u shpreh se “Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të ndihmojë sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe pacientët e klinikës pediatrike të onkologjisë përmes këtij projekti për rinovim”.

Investimet në repartin e Hemato-Onkologjisë përfshijnë rinovimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe kushteve sanitare të repartit, duke përfshirë investime në renovimin e shkallëve, mureve, tavaneve dhe zëvendësimin e tërësishëm të dritareve të shkallëve.

Sipas Ministrit Ismaili, të gjitha këto investime janë pjesë e projekteve për përmirësimin e kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori