Ishte vetëm 12 vjeçar kur Erblin Nushi, filloi të bie në dashuri me procesin e tregimit të historive përmes videos. Ai dhe motra e tij filluan të bënin parodi të videoklipeve muzikore. Mblidhte familjen e tij dhe me padurim priste reagimet e tyre teksa shikonin videot e tij, të bëra me një videokamerë që kishte marrë dhuratë nga i vëllai. Po në atë kohë, familja e tij fitoi llotarinë “Green Card” dhe jeta e tyre nisi të marrë një kahje tjetër dhe të ndryshojë përgjithmonë.
Erblini, ishte shumë i lumtur që do të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që ëndrra e tij për tu bërë një filmbërës profesional filloi të duket e arritshme. Por, ishte gati që ta linte edhe këtë ëndërr për shkak të një dashurie që kishte nisur online më një djalë që jetonte në Gjermani.
Kjo dashuri e kishte “verbuar” Erblinin dhe ishte i gatshëm që ta linte Amerikën vetëm për djalin që jetonte në Gjermani. Megjithatë, Erblini vazhdoi në Amerikë me familjen duke konsideruar se karriera dhe shkollimi ishin më të rëndësishmet.
Në emisionin PasDite në RTV Dukagjini me gazetaren Donika Hyseni, Erblin Nushi, ka rrëfyer gjithë atë rrugëtim dhe atë dashuri që nuk u realizua kurrë, por ndihet i lumtur që përjetimet e tij personale t’i tregojë përmes filmit, duke tentuar kështu që t’u japë zemër edhe shumë të rinjve tjerë që bien në dashuri qysh në adoleshencë dhe veçmas kur dashurojnë personat me seks të njëjtë.
“Kjo temë fatkeqësisht është prapë e vështirë për tu folur. Është tabu ende. E morra me qëllim që ta hapin këtë bisedë që prindërit kur të shohin këtë film të dinë se si të sillen me fëmijën e tyre. Të kuptojnë më mirë se si ndihet fëmiu i tyre kur bie në dashuri për herë të parë. Dashuria si dashuri është e njëjtë për të gjithë, si me djalë, si me vajzë. Për dashuri bënë çmos, çkado dhe je i gatshëm për ta lënë një mundësi për t’u shpërngulur në një vend tjetër”, rrëfehet Erblini në emisionin PasDite.
Ai, pret që ngjarja dhe rrëfimi i tij personal të ndihmoje personat LGBTI+ dhe të mos bëjnë gabimet që kishte bërë ai.
“Gabimi më i madh ka qenë durimi. Durimi për bisedën me prindërit. Ai ka qenë gabimi më i madh, se siç thash dashuria ta humb durimin dhe merr veprime pa mendu dhe ajo mund të shkaktojë probleme. Në Kosovë, nga eksperienca ime personale është se fëmijët nuk flasim me prindërit për dashurinë apo jo. Nuk hapemi me prindërit tanë”, vazhdon rrëfimin Erblini, duke treguar po ashtu se sa me fat ishte që kishte një familje të kuptueshme.
“Ka qenë e vështirë. Tash nëntë vite prej se ka fillu ky lloj procesi i hapjes dhe afrimit dhe kuptimit me prindërit. Por, ka qenë proces. Por ekspozimi e bënë të veten. Ne kemi qenë me fat që kemi shku në Amerikë dhe ekspozimi ndaj këtij komuiniteti e ka bërë më të pranueshëm”, shprehet ai.
E kur fol për Kosovën, Erblini thotë se gjërat po ndryshojnë, por ngadalë. Megjithatë ai doli haptas në publik dhe pret që njerëzit ta pranojnë.
“Ka ndryshu pak a shumë, edhe pse unë kam qenë i pranuar prej familjes dhe shoqërisë së ngushtë. Tash është hera e parë që po e them haptas. Megjithatë nuk ka ndryshu shumë. Ky film ka pas shumë ndikim në vendimin tim por më shumë ka qenë edhe vetë fakti që unë jetoj në Los Angelos dhe është vend që mundesh me qenë çka të duash dhe askush nuk të gjykon”, tregon tutje Erblini.
Ai, shpreson që dalja e tij publike do t’i shtyjë njerëzit të ngrisin zërin dhe të flasin për atë çka janë.
Erblini, është duke luftuar që të lobojë për njerëzit që nuk kanë zë, për njerëzit që nuk jetojnë në Los Angelos si ai dhe duke u dhënë zë të gjithë personave LGBTI+. /RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A