Zyrtarët e korruptuar, mashtrimet me taksat dhe mbështetësit financiarë të terrorizmit kanë një gjë të përbashkët – shpesh shfrytëzojnë dobësitë në sistemet financiare për të lehtësuar krimet e tyre.
Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit mund të kërcënojnë stabilitetin ekonomik dhe financiar të një vendi gjatë financimit të akteve të dhunshme dhe të paligjshme. Kjo është arsyeja pse shumë qeveri kanë rritur luftën kundër praktikave të tilla, të ndihmuar nga institucionet ndërkombëtare.
Masat kundër pastrimit të parave janë të dizajnuara për të parandaluar keqpërdorimin e sistemit financiar. Ato bëjnë thirrje për zbulimin, raportimin, konfiskimin e flukseve të dyshimta financiare dhe sanksionimin e kriminelëve.
Për pothuajse dy dekada organizatat ndërkombëtare dhe jo vetëm, janë përpjekur jo vetëm në ndërgjegjësimin ndaj përqasjeve të tilla kriminale në sistemet financiare, por gjithashtu edhe në hapat konkretë që rekomandohen të ndërmerren. Kështu me qëllim sigurimin e sistemeve financiare dhe mbështetjen e një rritjeje ekonomike pa u keqpërdorur, FMN rekomandon disa masa se ku theksi duhet të përqendrohet.
Së pari, vendet të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal. Sipas analizave theksohet qartë se korrupsioni sistematik mund të dëmtojë seriozisht aftësinë e një vendi për të ofruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Evazioni fiskal në shkallë të gjerë është gjithashtu problematik, sepse zakonisht do të thotë më pak investime në shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera publike. Kjo gjithashtu nënkupton pabarazi më të lartë ekonomike, sepse ata që kanë më tepër nevojë, preken nga shpenzime më të ulëta sociale. Masat kundër pastrimit të parave dhe evazionit fiskal mund të ndihmojnë në thyerjen e këtij cikli të egër ekonomik. Një shembull i mirë është Greqia, ku forcimi i kuadrit të AML-së, me ndihmën e FMN-së, ndihmoi konfiskimin e qindra milionave në të ardhura nga krimet tatimore.
Së dyti, duhet të promovohen mënyra më efektive për të luftuar financimin e terrorizmit. Kjo nënkupton ndërtimin e përvojave për të zhvilluar një kornizë për zbatimin e sanksioneve financiare të synuara. Por kjo nuk është e mjaftueshme! Qeveritë duhet të shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë fuqinë e teknologjisë financiare. Vërtet Fintech, ose aplikimi i teknologjisë në sistemet financiare mund të keqpërdoret – duke përfshirë për shembull çështjet e privatësisë dhe anonimitetin, por ai gjithashtu mund të jetë një mjet i fuqishëm për të forcuar mbrojtjen kundër financimit të terrorizmit. Mjetet teknologjike mund të ndihmojnë në zbulimin e modeleve të flukseve të dyshimta financiare, duke përfshirë madje edhe transaksionet shumë të vogla.
Së treti, ekonomitë e vogla dhe të brishta duhet të ndihmohen të kenë akses në shërbimet bankare korrespondente që i lidhin ato me sistemin financiar global. Hulumtimet e reja tregojnë se marrëdhëniet korrespondente-bankare në të vërtetë kanë qenë nën presion në shumë rajone mes 2011 dhe 2016.
Në fakt, çështje ka shumë dimensione, duke përfshirë rregullatorët, industrinë financiare dhe vetë vendet e prekura. Përgjigja më e mirë është promovimi i përpjekjeve të përbashkëta nga të gjitha palët e interesuara.
Megjithatë para së gjithash, nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërkombëtar, në mënyrë që në të gjitha vendet të mund të kontrollojnë dhe ulin nivelin e korrupsionit, evazionit fiskal dhe përjashtimit financiar. Natyrisht, kjo është një detyrë e pafundme sepse kriminelët priren të jenë shumë të motivuar dhe madje edhe shumë të kualifikuar. Por bashkërendimi i operacioneve dhe bashkëpunimi i shtuar do e bënte rritjen gjithëpërfshirëse dhe shumë produktive. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!