LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Mitsotakis është një politikan me përvojë dhe me siguri mendon mirë për vendin e tij, fqinjët dhe rajonin

Zaev: Mitsotakis është një politikan me përvojë dhe me siguri mendon mirë për vendin e tij, fqinjët dhe rajonin

Mitsotakis është një politikan me përvojë dhe me siguri ia mendon të mirën vendit të tij dhe fqinjëve, si dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit, thotë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistë të publikuar në televizionin grek “Alfa”, të realizuar në Shkup, njofton korrespodentja e AIM-së nga Athina.

Ai thekson se, në varësi të asaj se si një person e sheh marrëveshjen, mund të thotë se është e mirë apo e keqe, por shpreh bindjen se të gjithë do të shikojnë të ardhmen dhe nuk do të ketë kthim mbrapa.


“Kam ndjekur me kujdes pikëpamjet e Mitsotakis, sigurisht komentin e tij se marrëveshja nuk është mirë e njohur. Marrëveshja, ndoshta nëse shohim përmes prizmit të të dyja vendeve, mund të mos jetë jo aq i mirë apo po aq i mirë. Besoj se të gjithë së bashku do të shikojmë përpara, nuk do të kthehemi. Mitsotakis është një politikan me përvojë dhe me siguri mendon mirë për vendin e tij, fqinjët e tij dhe të gjithë rajonin e Ballkanit”, tha Zaev në intervistë të bërë para zgjedhjeve në Greqi dhe para se Mitsotakis zyrtarisht të bëhej kryeministër i vendit.

Kryeministri komentoi se Greqia tani është një mik i ri dhe një partner strategjik dhe kjo nuk është një përfitim i vogël./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori