LAJMI I FUNDIT:

Sukses i merituar, “Meant to be” nga Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line arrin 800 milionë shikime në YouTube

Sukses i merituar, “Meant to be” nga Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line arrin 800 milionë shikime në YouTube

Të shumta janë sukseset e shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha.

Në tetor të vitit 2017, ajo lansoi një prej këngëve e cila absolutisht do të ishte ndër më të suksesshme në karrierën e saj.


“Meant to be” në bashkëpunim me grupin e njohur Florida Georgia Line, e solli në një version ndryshe artisten shqiptare – si një vajzë amerikane e cila këndon country.

Suksesi i kësaj kënge u pa që në fillim kur kënga filloi të pëlqehet e shkarkohet me të madhe, e ndërsa tani ka arritur mbi 800 milionë shikime në kanalin YouTube.

Kjo shifër e madhe tregon impaktin që kënga “Meant to be” ka pasur tek dëgjuesit, veçanërisht amerikanët të cilët janë adhurues të muzikës country.

Në lidhje me këtë këngë, Rexha i tha Billboard-it: “Kam respektuar zhanrin e vendit dhe, duke u rritur në New York, dija për artistë të vendit që kishin kaluar në anën pop, si: Faith Hill, Dixie Chicks dhe Taylor Swift. Një vajzë e Nju Jorkut si unë do të kishte një hit vendor me zhanrin country“.

Videoja muzikore është filmuar në Albuquerque, New Mexico me regji të Sophie Muller.

“Meant to be” ka qenë e nominuar në festialet më të mëdha botërore si: Grammy, MTV VMA, iHeart Radio Music Awards, Billboard Music Awards, MTV EMA etj.

Kënga flet për një vajzë të zhgënjyer nga dashuria, e cila e braktisur kërkon të nis një rrugëtim të ri në jetë, ndërsa ëndërron pa fund, ndonëse kur zgjohet reliteti për të është i hidhur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori