LAJMI I FUNDIT:

Nga posti i shefes së CDU-së te ai i ministres së Mbrojtjes – jeta dhe veprimtaria e Annegret Kramp-Karrenbauer

Nga posti i shefes së CDU-së te ai i ministres së Mbrojtjes – jeta dhe veprimtaria e Annegret Kramp-Karrenbauer

Annegret Kramp-Karrenbauer, 57-vjeçe, ka pasuar Ursula Von der Leyen, e cila tani mban postin e shefes së Komisionit Evropian, duke u emëruar ministrie e Mbrojtjes në Gjermani.

Përveç kësaj e njohur si AKK së fundmi është zgjedhur si shefe e partisë CDU, pasi që kancelarja aktuale Angela Merkel hoqi dorë nga ky post, transmeton Telegrafi.

AKK-ja është aktive në Bundestag që nga viti 1998 dhe sikurse Ursula, është bashkëpunëtore e afërt e kancelares gjermane Angela Merkel.


E lindur në Pitlingen ku jeton edhe sot, Annegret është fëmija i pestë nga gjashtë sa janë, kurse motra e saj e madhe raportohet se kishte vdekur para se Annegret të kishte lindur. Është martuar në vitin 1984 me inxhinierin e minierave, me të cilin i kanë tre fëmijë.

Bashkëshorti i saj Helmut Karenbauer e ka braktisur karrierën e tij, me qëllim që dikush të mund të përkujdeset për familjen.

“Jemi dakorduar që ai që fiton më shumë, të punojë, kurse tjetri të heq dorë nga karriera. E nëse diçka ndërron në karrierën time politike, do të ndërrohemi. Por, kur jam në shtëpi gjatë vikendeve, gatuaj dhe shkoj nëpër markete për të bërë shoping”, ka deklaruar ministrja gjermane e Mbrojtjes.

AKK flet shumë rrallë për jetën e saj private, kurse gjatë një interviste ka deklaruar se i pëlqen sporti, muzika dhe vallëzimi.

“Zakonisht dëgjoj muzikë të vjetër rock, por edhe gospel dhe shansonen franceze. Nganjëherë dëgjoj edhe rock paksa më të rëndë siç është Red Hot Chilli Peppers”, ka shtuar Kramp-Karrenbauer

Përveç këtyre i pëlqen të lexojë, kurse për asnjë moment nuk e lejon veten që t’i ikin karnevalet. Para maturës ëndërronte të bëhej mësuese.

Thotë se gjithmonë i ka mbajtur flokët e shkurta, pasi që sipas saj nuk ka durim t’i pret derisa të rriten. Pretendon se kurrë nuk ka konsumuar marihuanë dhe se gjatë takimit të parë me bashkëshortin, sytë i kishte mbajtur vazhdimisht tek motoçikletat.

“Atij i pëlqejnë shumë motoçikletat dhe shpesh i vozit”, ka shtuar AKK.

Si 18-vjeçare ka arritur të bëhet anëtare e CDU-së, dhe aty ka zbuluar “dashurinë” e madhe për politikën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori