Bryan Robson thotë se shkrimet e njëpasnjëshme të mediave ka bërë që të shkarkohet Jose Mourinho si trajner i Manchester Unitedit.
Portugezi gjithnjë e më tepër kishte kritikuar lojtarët e Djajve të Kuq gjatë konferencave për shtyp në sezonin e kaluar, gjë që arriti kulmin me shkarkim në dhjetor të vitit të kaluar.
Duke folur në Singapor, përpara përplasjes të së shtunës me Interin, ish-kapiteni i Unitedit, Robson i ka dalë në mbrojtje trajnerit 56-vjeçar.
“Jose Mourinho bëri një punë të shkëlqyer kur erdhi te United. Pastaj gjërat nuk shkuan ashtu siç dëshironte në klub. Ai filloi të kritikonte zyrtarët dhe lojtarët, të cilën gjë nuk guxoni ta bëni”.
“Kur jeni në një klub të madh si Manchester United, ju nuk mund të kritikoni njerëzit që përpiqen ta marrin maksimumin nga ju”, tha ish-futbollisti i klubit anglez.
Ndryshe, 62-vjeçari gjatë qëndrimit për 13 vite te United ka pasur 345 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 74 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251