LAJMI I FUNDIT:

“Elita 5” si një xhevahir për shqiptarët

“Elita 5” si një xhevahir për shqiptarët

Një muzikë e mirë është “ushqim” për veshin. Telegrafi ka biseduar me Arif Ziberin, vokalistin e grupit “Elita 5”

Intervistoi: Aroma Aliti


Grupi i cili preku zemrat e publikut të gjërë shqiptar, dhe nuk e humbi shkëlqimin e tij prej 30 vitesh. Dashuria e Arifit për muzikën ka lindur që në moshë të re “Me muzikën isha në kontakt që nga fëmijëria” thotë ai.

Cilat janë planet e Elitës 5 dhe më shumë rreth tij, tregon Arifi në intervistë për ne.

Si e keni përjetuar publikimin e këngës suaj të parë dhe si është treguar tregu dhe publiku shqiptar karshi teje?

Lansimi i albumit te parë, ishte padyshim një ndër eksperiencat më interesante të karrierës. Ishim të rinj dhe publiku na priti aq mirë, gjë që na bëri ta duam këngën dhe të vazhdojmë më tej.

Çfarë ju ka shtyrë të merreni me muzikë?

Me muzikën isha në kontakt që nga fëmijëria. Nëna ime këndon shumë bukur, prej së cilës e kam trashëguar talentin. Dhe kështu nga hobi, muzika ngadalë kaloi në profesion.

                                                             Koncerti i 30 vjetorit të “Elitës 5” në Tiranë

Çka ju sugjeroni të rinjve që merren me muzikë?

Të rinjtë i këshilloj, nëse merren me muzikë, le ta bëjnë vetëm atë lloj muzike për të cilën u rrah zemra.

Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”, si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura

Këngët e albumeve të kaluara pëlqehen akoma. Si ndiheni lidhur me këtë?

Kur i shikoj të rinjtë tek i këndojnë këngët e kohës, në të cilën kohë nuk ishin lindur, e di se kemi bërë punë të mirë, sepse edhe pas tërë kësaj kohe ato i mbijetuan vorbullave të muzikës mëkatare.

Ku është niveli i muzikës shqiptare sipas mendimit tuaj?

Monentalisht, mendoj se muzika shqiptare nuk ka nivel fare.

Cilat janë planet e Arifit dhe Elitës 5?

Elita 5, momentalisht është në turnenë verore. Në vjeshtë, pason Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Rok-bendi nga Tetova që është i njohur për hite të shumta, është themeluar në vitin 1987. Elita 5 padyshim do ngelet gjithmonë grupi më i mirë shqiptar. Këngët e të cilit grup kanë lënë dhe do lënë gjurmë pas gjithmonë… /Telegrafi/

Si dukeshin anëtarët e “Elita 5” në vitet e nëntëdhjeta (Foto/Video)
Lexo po ashtu Si dukeshin anëtarët e “Elita 5” në vitet e nëntëdhjeta (Foto/Video)

Në trend

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 2 me 80% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 2 me 80% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Kalo në kategori