LAJMI I FUNDIT:

Tetë lokacione të veçanta të Dubait, që Rita Ora promovoi në klipin e saj të ri “New Look”

Tetë lokacione të veçanta të Dubait, që Rita Ora promovoi në klipin e saj të ri “New Look”

Ka shumë xhirime që bëhen në Dubai, e një ndër to ishte edhe klipi i ri “New Look” nga Rita Ora.

Klipi që u publikua të hënën pasdite është në thelb një promovim për Dubain.


Këngëtarja shqiptaro-britanike zgjodhi disa nga lokacionet më të veçanta në videon e saj të re muzikore, e cila zgjatë dy minuta e 43 sekonda

Në vazhdim ju sjellim tetë skenat më interesante nga klipi “New Look”, i realizuar në Dubai:

1. Skena në urën e famshme “Meydan”, me konstruksion të valëzuar

Kushdo që ka kaluar në këtë urë gjatë natës do t’i kujtojë valët blu dhe neon të saj, dhe Ora mori avantazhin e këtij dizajni të veçantë për klipin e saj të ri.

2. Rita në Al Seef

Al Seef, zhvillimi i ri në Creek, është objekt pranë Qarkut Historik Al Fahidi (një nga lagjet më të preferuara të Dubait).

Al Seef-i i ri kërkon të imitojë ndërtesat historike që i ka fqinjë, dhe realizimi i tij është kaq i përkryer. Aq shumë saqë shumica e njerëzve që e shikojnë këtë video nuk do të mendojnë kurrë se këto ndërtesa janë pothuajse krejt të reja.

Al Seef tashmë është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar gjatë natës, megjithatë: ne e duam restorantin ujor sirian Al Hamidieh dhe shpresojmë që Ora arriti të gjejë ca kohë për të vizituar kafenenë gjithnjë të zënë palestineze “Nablus” për një çaj ose kafe.

3. Skena përgjatë siujdhesës Creek

Në video, Rita dhe miqtë e saj kanë realizuar një skenë në siujdhesën Creek të Dubait.

Në një nga skenat, një model bukurosh shfaqet në klip, teksa shikon lumin.

4. Një gjiro në Sheikh Zayed Road

A do të kishte kuptim kjo video muzikore për Dubain nëse droni nuk do të xhironte një nga skenat më të veçanta përgjatë rrugës së famshme Sheikh Zayed të Dubait, në fillim të videos?

5. Bur Dubai

Pasi gara me vetura përfundoi, Rita dhe protagonisti tjetër në klip kthehen me veturat e tyre në Bur Dubai.

Rruga është pranë Al Seef, dhe aty pranë është shtëpia e muzeut të Dubait, si dhe shumë dyqane tekstili. Ne e duam eksplorimin e kësaj rruge në dimër, por në këmbë për të shmangur trafikun.

6. Tuneli i Sheikh Zayed Road merr momentin e vet

Ky tuneli në thelb do të thotë ‘shtëpi e mirëpritur’ për këdo që jeton pranë Qendrës Tregtare, sepse gjithmonë e kaloni atë natën në rrugën për banesën / vilën tuaj nga aeroporti.

Tuneli që ju merr nga Bur Dubai në Sheikh Zayed Road, gjithashtu do të thotë se është ‘koha për të shkuar në punë’ për njerëzit që jetojnë përpara Qendrës Tregtare dhe duhet të kontrollojnë trafikun çdo ditë.

7. Burj Khalifa

“Çfarë do të bëni kur të perëndojë dielli?” Rita këndon ndërsa droni endet mbi ndërtesën më të lartë në botë.

Dhe natyrisht që Rita zgjodhi edhe Bujr Khalifa-n për një nga senat e klipit “New Look”.

8. Një targë e veçantë për artisten shqiptare

Kjo duket si një botim i kufizuar (qindra njerëz bëjnë “çmendurira” se si ta marrin atë).

Rita bëri një targë të veçantë me emrin e saj, për të realizuar një nga skenat e klipit “New Look”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori