LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mes të nënkryetarit të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Halitit.

Përpos tij, me aktakuzë është ngarkuar edhe deputeti nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, i cili pretendohet se në të njëjtën ditë ka kërcënuar deputetin Gashi.Sipas aktakuzës së 31 majit të këtij viti, Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, ndërsa Dreshaj për veprën penale “kanosje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria, bashkë me aktakuzë, ka bërë propozimin që ndaj tyre të shqiptohet urdhër ndëshkimor, në dënim me gjobë.Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.


Lënda në fjalë ende nuk ka filluar të trajtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se është lëndë e re.“Deri më tani nuk është ndërmarr asnjë veprim për arsye se është lëndë e re – lëndë e vitit 2019. Kjo lëndë do të trajtohet sipas arritjes së lëndëve në Gjykatë”, thuhet në përgjigjën e zëdhënëses së gjykatës, Mirlinda Gashi, dhënë për “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi”, ka siguruar edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me të cilën pretendohet se më 18 maj 2019, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, me dashje e kishte sulmuar deputetin Arben Gashi duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks.Ndërsa deputeti Gani Dreshaj, po akuzohet se po të njëjtën ditë, me dashje e kishte kanosur deputetin Gashi, me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”.

Me këtë fjali prokuroria pretendon se Gashit i është shkaktuar ndjenja e frikës dhe ankthit.Vepra penale e “sulmit”, me të cilën akuzohet Haliti, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës parasheh një dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vite, ndërsa ajo e “kanosjes”, me të cilën ngarkohet Dreshaj, pirashësh një dënim me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Ndryshe, neni 493 i Kodit të Procedurës Penale, mundëson që për veprat penale të dënueshme deri në tri vite burgim, të shqiptohet dënimi, pa pasur nevojë të mbahet shqyrtim gjyqësor.Në bazë të këtij neni, prokurori i shtetit mund të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë masave si dënim me gjobë, ndalim të drejtimit të automjetit, urdhër për publikim të aktgjykimit, konfiskim të sendit, vërejtje gjyqësore ose konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale. /Betimipërdrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori