LAJMI I FUNDIT:

Me urdhër të Prokurorisë, i merret telefoni Katica Janevës

Me urdhër të Prokurorisë, i merret telefoni Katica Janevës

Pas urdhrit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i është marrë telefoni prokurores Katica Janeva, njofton “Fokus.mk”.

Ajo dyshohet se është e përfshirë në rastin e sotëm të cilin e hapi Prokuroria, ku të dyshuarit kryesor janë Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” dhe afaristi Zoran Milevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse një pjesë e mediumeve raportuan se Prokuroria ka kryer kontrolle në shtëpinë e Katica Janevës, disa burime njoftojnë se asaj i është marrë vetëm telefoni.


Më herët para gjykatësit të procedurës paraprake janë nxjerrë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët janë të dyshuarit kryesor në rastin e Prokurorisë Themelore.

Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Boki 13” dhe afaristit Zoran Milevski
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Boki 13” dhe afaristit Zoran Milevski

Ata dyshohen për marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm dhe larje parash. Për ta Prokuroria ka kërkuar paraburgim, ndërsa për këtë do të vendosë gjykatësi.

Ndërsa theksojmë se sot Katica Janeva njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtueses së Prokurorisë Speciale, e cila siç tha do të bëhet aktive kur partitë politike të gjejnë zgjidhje për të ardhmen e PSP-së dhe të vendosin për pasardhësin e saj./Telegrafi/

Jep dorëheqje Katica Janeva
Lexo po ashtu Jep dorëheqje Katica Janeva

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori