Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, ka takuar përfaqësuesen kryesore të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Ministrja e ka njoftuar atë për investimet e Ministrisë së Bujqësisë që do të realizohen gjatë këtij viti në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për gjitha projektet tjera që për qëllim kanë fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.
Ndër të tjera, ministrja Ziviq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të mbështetjes së grave fermere, veçanërisht të atyre në zonat rurale.
“Ofrimi i mbështetjes për gratë në zonat rurale është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë së tyre dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre dhe konsideroj se ndihma është e nevojshme për të certifikuar prodhimet e tyre, duke ua lehtësuar kështu marketingun për produktet e tyre bujqësore”, tha ministrja.
Përfaqësuesja kryesore e UNDP-së, Maria Suokko ka theksuar rëndësinë për mbështetjen e grave fermere, duke shtuar me këtë rast se krahas kësaj do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e bujqësisë në ngritjen e kapaciteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit