LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen mbi katër kilogramë heroinë në një banesë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia gjen mbi katër kilogramë heroinë në një banesë në Prishtinë, arrestohet një person
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike.

Sipas policisë është gjetur heroinë në peshë 4 kg e 101 gram, një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës ) një telefon celular, 150 euro dhe 400 dinarë të Serbisë.


I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.