LAJMI I FUNDIT:

Turistët rrezikuan shumë kur vendosën në duar një oktapod helmues

Turistët rrezikuan shumë kur vendosën në duar një oktapod helmues

Ross Saunders nga Britania e Madhe, ka treguar se sa shumë i ka pëlqyer vitita në Australi, ku kaloi kohën duke parë speciet më të rralla.

Në mesin e postimeve në Facebook, ai hodhi edhe pamjet, se si bashkë me një turist tjetër, vunë në duar një oktapod helmues, shumë të rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

“Kemi parë gjallesat më të rralla, arritëm të zëmë edhe një oktapod me rreth të kaltër, që është një nga speciet më të rrezikshme në botë” ka thënë Saunders.


Ky oktapod që është më helmuesi ndonjëherë, ka aq helm sa t’i mbytë 26 njerëz të rritur, brenda një minute.

Me këtë rast, është kërkuar që të mos rrezikohet në këtë formë, meqë pasojat mund të jenë të paparashikueshme. /Telegrafi/