LAJMI I FUNDIT:

Polici amerikan ia shpëton jetën foshnjës që nuk po merrte frymë, kamera e vendosur në uniformën e tij filmon gjithçka

Polici amerikan ia shpëton jetën foshnjës që nuk po merrte frymë, kamera e vendosur në uniformën e tij filmon gjithçka

Kamera e vendosur në uniformën e një polici amerikan, ka kapur momentin kur zyrtari policor në Karolinën e Jugut ia shpëton jetën një djali 12-ditësh që nuk po merrte frymë.

Will Kimbro nga Berkeley, ka deklaruar se ishte duke patrulluar nëpër Summerwille, kur ndali një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

E kur iu afrua shoferes e kuptoi se po nguteshin pasi që një foshnje 12-ditëshe e identifikuar si Riley, që ishte brenda veturë nuk po merrte frymë dhe po nguteshin ta dërgojnë me urgjencë në spital.


Kimbro pa u menduar dy herë e mori foshnjën dhe filloi ta ndihmojë vogëlushin që nuk po merrte frymë. E kamera e vendosur në uniformën e tij, ka filmuar momentin kur polici ia rikthen frymëmarrjen foshnjës.

Ai fillimisht i bën masazh në gjoks më saktësisht rreth zemrës, duke i thënë “Të lutem, fillo tani të qash. Hapi sytë të lutem”. Pasi ia arrin qëllimit, ia bën me dije të ëmës së tij që do t’i jap frymë artificiale derisa të vijnë ekipet emergjente.

Me të dërguar në spital gjendja shëndetësore e vogëlushit është stabilizuar, kurse për këtë veprim polici është duartrokitur nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori