LAJMI I FUNDIT:

Don Viktor Sopi tregon pse nuk martohen priftërinjtë

Don Viktor Sopi tregon pse nuk martohen priftërinjtë

Drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova njëkohësisht famullitar në Ferizaj- Don Viktor Sopi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për fenë, jetën e shkencën.

Sopi ka thënë se gjërat e detyrueshme për t’u besuar janë të shkruara në dogma ndërsa për fenomenet tjera njeriu mund t’i besoj ose jo dhe me këto veprime nuk lëkundet bindja e tyre e krishterë.


Ai ka thënë se besimi apo jo i ekzistencës së jashtëtokësoreve është çështje e bindjeve të lira dhe besimtari nuk është i obliguar për ta besuar ose jo një gjë të tillë, raporton Telegrafi.

Famullitar në Ferizajt ka thënë se askush nuk mund ta dijë kur është fundi i botës. Ai ka thënë se sipas mësimit të krishterë janë disa shenja që mund të paralajmërojnë fundin e botës.

Don Viktor Sopi: Shpirti nuk vdes, pas vdekjes së trupit ai kthehet te Zoti
Lexo po ashtu Don Viktor Sopi: Shpirti nuk vdes, pas vdekjes së trupit ai kthehet te Zoti

“Kur njëra mbretëri lufton kundër tjetrës, kur prindi çohet kundër fëmijës, djali kundër babait, kur nuk çmohet dinjiteti njerëzorë, kur nuk do të ketë jetë të dinjitetshme, kur rrjeti diellor do të merr tjetër kahje. Të gjitha këto janë shenja që tregojnë se po vjen fundi dhe i përshkruan edhe Bibla. Por askush nuk mund të thotë se kështu do të jetë fundi. Janë çështje që njerëzit i supozojnë. Nuk janë dogmë. Asnjë religjion monoteist nuk e definon kur dhe si”.

Sopi ka sqaruar edhe një prej çështjeve më te diskutuara në opinion, mos martesën e priftërinjve.

Ai ka thënë se priftërinjtë mund të martohen para shugurimit. Pasi të shugurohen atyre nuk iu lejohet martesa për shkak se ata kanë zgjedhur vet përkushtimin për t’i shërbyer Zotit.

“Jo të gjithë kanë ato virtyte për të pranuar atë detyrë”, tha ndër të tjera Don Viktor Sopi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori