LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit shqyrton nismat legjislative dhe raportin e Auditimit

Kryesia e Kuvendit shqyrton nismat legjislative dhe raportin e Auditimit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar një varg çështjesh nga fushëveprimtaria e saj.

Sipas njoftimit për media u procedua tutje në Kuvend propozimi i kryetarit Kadri Veseli, mbështetur nga shtatë deputetë të tjerë, për themelimin e Komisionit Hetimor në lidhje me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Ndërsa nismat legjislative: Projektligji për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Projektligji për ndryshim-plotësim i Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, si dhe Projektligji për Kuvendin e Republikës së Kosovës, u proceduan për mendim në qeveri. Dy projektligje të tjera, ai për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Drejtësisë për të Mitur, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës, u procedua për shqyrtim në komisionin përkatës funksional dhe do tu shpërndahen deputetëve”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit në këtë mbledhje, Kryesia u njoftua me raportin e Auditimit për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2018, ndërsa miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, si dhe rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2020/01. U shqyrtuan, po ashtu, edhe çështje të tjera nga fusha administrative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori