LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Fermerët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë

Haradinaj: Fermerët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar fermerin Blerim Aliut nga Zajqeci i Kamenicës, i mbështetur edhe nga programi i Qeverisë për bujqësi.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se fermerët si Blerimi, kanë arritur që të ruajnë traditën, të prodhojnë produkte vendore të cilësisë së lartë, duke punësuar njerëzit tanë dhe duke i dhënë shtysë ekonomisë së vendit.