LAJMI I FUNDIT:

Qalaj takon drejtorët rajonal të policisë, flasin për masat e sigurisë në trafik

Qalaj takon drejtorët rajonal të policisë, flasin për masat e sigurisë në trafik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka realizuar takim me stafin menaxhues, përfshirë Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Policisë dhe Shefat e Njësive të Trafikut Rajonal dhe Autostradës.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend duke përfshirë edhe sigurinë në trafikun rrugor.


“Referuar të dhënave statistikore për gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rezultuar se ka rënie të veprave penale dhe të aksidenteve në trafik. Po ashtu është diskutuar edhe për masat dhe aktivitetet policore në ditët në vijim gjatë sezonit veror, ku u kërkua aktivitet shtesë dhe prezencë policore në çdo pjesë të vendit, përfshire rrugët lokale/fshatit, rajonale, nacionale dhe autostrada. Meqë këtë periudhë kohore e karakterizon edhe ardhja e bashkatdhetarëve dhe organizimi i ahengjeve të ndryshme familjare, kërkohet nga policia që të jetë sa më tepër prezent dhe në të njëjtën kohë të ndërmerren masa për ofrimin e sigurisë në trafik dhe masa parandaluese të dukurive të tjera të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Policia do të vazhdojë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve edhe me institucionet lokale dhe ato qendrore.
“Policia e Kosovës edhe me këtë rast kërkon nga qytetarët që: në ahengjet familjare të mos përdorim armët për të festuar, të ruhet rendi dhe qetësia publike si dhe pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori