Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të konsiderueshme gjatë sesionit të sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rënie më të madhe se parashikimet të rezervave të naftës. Megjithatë, ky raport nuk është zyrtar dhe investitorët po presin raportin e Administratës për Informimin mbi Energjinë.
Gjithashtu, çmimet po mbështeten nga vendimi i prodhuesve amerikanë për të evakuuar personeli nga platformat në Gjirin e Meksikës, që pritet të goditet nga një stuhi e fortë.
Nafta e papërpunuar po tregtohet në rreth 58.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 64.8 dollarë për fuçi.
Të dyjat janë rritur me mbi 20 për qind gjatë këtij viti, kryesisht për shkak të marrëveshjes së OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë. Por, në muajt e fundit tensionet tregtare kanë dëmtuar ekonominë botërore dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë.
Sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës rezervat ranë me 8.1 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 5 korrik, në totalin e 461.4 milionë fuçive, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 3.1 milionë fuçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze