LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë edhe dëme në plazhet e Orikumit

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë edhe dëme në plazhet e Orikumit
Foto: Ilustrim

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa herë bie shi.

Lagjja 28 nëntori është nën ujë, ndërsa vijimi i reshjeve me intensitet të lartë përbëjnë rrezik për qytetin që është edhe në kulmin e sezonit turistik.


Edhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë stuhia e mesnatës së të martës ka shkaktuar dëme në bregdetin e Shëngjinit. Pushuesit u zgjuan në mëngjes dhe kanë konstatuar se makinat e tyre ishin dëmtuar rëndë nga sendet që kanë fluturuar në ajër nga era e fortë. Në Shkodër, Burrel dhe Krujë janë këputur edhe linjat e energjisë.

Probleme gjatë të martës pati edhe në Berat, ku reshjet e shiut krijuan një sërë problemesh dhe lanë gjithë qarkun pa drita. Ndërkohë në Vërdovë të Pogradecit 9 persona mbeten të plagosur në aksidentin e ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit.

Ata udhëtonin në një mjet tip Land Rover nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë moti i keq. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori