LAJMI I FUNDIT:

Historia interesante e qytetit iranian, në të cilin u investuan miliarda dollarë dhe sot është “një vend fantazmë”

Historia interesante e qytetit iranian, në të cilin u investuan miliarda dollarë dhe sot është “një vend fantazmë”

Imagjinoni një qytet modern me ndërtesa të larta dhe objekte tjera afariste në të cilat janë investuar shuma marramendëse të parave, por në të cilin nuk jeton askush. Kështu në fakt ka ndodh me një qytet në Iran.

Në shikim të parë kur shikoni qytetin ju krijohet përshtypja se po shikoni ndonjë skenë të filmave fanta-shkencë, ku në një qytet multi-miliardësh nuk lëviz pothuajse asgjë, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për qytetin që gjendet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit të Iranit, Teheran. Pardis është pjesë e projektit “Mehra Mer” që në vitin 2010 filloi ta ndërton kompania “Kuzu Group”. Por si tek shumë projekte tjera gjigante, edhe te ky duket se jo gjithçka ka shkuar sipas planit.

Pardis duket si një qytet fantazmë i cili në fakt do të duhej të ishte “krenaria” e ish-liderit të këtij vendi Mahmoud Ahmadinejad. Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka ndryshuar shumë kjo zonë, që kur kishte filluar të ndërtohet.

Aty ishte planifikuar të ndërtohet nga e para një zonë urbane që do lidhte qytetet kryesore të Iranit përmes transportit hekurudhor, ku do të kishte spitale, shkolla e parqe. Kur filloi ndërtimi, shumë pak i ishte kushtuar rëndësi kushteve ekologjike dhe natyrore e kështu shpejt e kuptuan se si ata 200 mijë banorë që do të duhej të jetonin aty, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ngrohje apo në infrastrukturën e kanalizimit.

Ndërtimi kishte filluar në kohën më të vështirë, ku ekonomia e vendit kishte luhatje dhe goditej vazhdimisht nga inflacioni, ku si rezultat i këtyre çështje projekti mbeti në gjysmë.

“Ndërtimi i këtij qyteti kishte për qëllim që të zvogëlojë mbingarkesën në qytete të mëdha që ishin goditur nga problemet e ndryshme infrastrukturore, të trafikut dhe çmimeve të larta të qirave qoftë të apartamenteve apo shtëpive”, ka deklaruar fotografi Manolo Espaliu. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=McKYKwhEioo

Në trend Botë

Më shumë
SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për

SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për "sulm të rëndësishëm ajror"

Botë
A do të sjellë viti 2025 një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

A do të sjellë viti 2025 një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

Evropa
Donald Trump shikoi nisjen e Starship me Elon Musk, por fluturimi testues nuk shkoi siç ishte planifikuar

Donald Trump shikoi nisjen e Starship me Elon Musk, por fluturimi testues nuk shkoi siç ishte planifikuar

Botë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
Netanyahu ofron “5 milionë dollarë shpërblim për çdo peng

Netanyahu ofron “5 milionë dollarë shpërblim për çdo peng" – për ata që ndihmojnë në lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi

Botë
Fshati italian u ofron shtëpi për 1 euro amerikanëve që janë të pakënaqur me fitoren e Trumpit

Fshati italian u ofron shtëpi për 1 euro amerikanëve që janë të pakënaqur me fitoren e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori