LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston dy të rinj për tentim vrasje në Prishtinë

Policia arreston dy të rinj për tentim vrasje në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vrasje në tentativë.

“Rasti ka ndodhur me datën 07.07.2019, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.


Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës,  kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy  personave të dyshuar:

V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori