LAJMI I FUNDIT:

Ligji për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Ohrit para deputetëve

Ligji për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Ohrit para deputetëve

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 104 që e nisi gjatë ditës së djeshme. Deputetët sot do të debatojnë për pikat e mbetura, siç janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtje sociale dhe Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Këto dy ligje do të jenë para deputetëve në seancë plenare, pasi të kalojnë në Komisionin amë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Komisionin legjislativ, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rend ditë është edhe Propozim-ligji për menaxhimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Ohrit në lexim të para që dje kaloi para Komisionit për Kulturë.


Ligji i ri për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore është në pajtim me kushtet që UNESCO i theksoi në raportin e fundit, ndërsa dje ligji nuk u përkrah nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. Arsyetimi ishte se moratoriumi i paraparë për ndërtim në Ohër dhe masa tjera të ngjashme mund të zbatohet edhe me ligjin ekzistues. Vërejtje kishte edhe në përbërjen e këshillit që duhet të formohet sipas propozimit. Sipas opozitës maqedonase, ligji i amniston kryetarët e komunave nga përgjegjësia.

Sipas LSDM, ligji duhet të miratohet sa më shpejt, për shkak se Ohri është në gjendje të mjerushme dhe UNESCO kërkon punë reale në planin për shpëtimin e krizës së madhe, ndërsa përgjegjësia për gjendjen duhet të kërkohet të të gjithë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori