LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, ka pritur në një takim udhëheqësen për bashkëpunim dhe zhvillim në ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian.

Ministrja Ziviq e informoi atë për investimet që janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë, të cilat ajo tha se kanë ndikuar në zhvillimin e hovshëm të këtij sektori në vend.

Krahas kësaj, ministrja e njoftoi edhe për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për këtë vit.


Ministrja theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Suedisë, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër, udhëheqësja për bashkëpunim dhe zhvillim në ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe konfirmoi gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori