Aleanca Kosovare e Bizneseve përkatësisht sektori i Ndërtuesve dhe Prodhuesve të materialit Ndërtimor ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të KEDS-KESCO dhe përfaqësues të bizneseve me qëllim të diskutimit për pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.
Në këtë rast kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se sektori i ndërtimtarisë është në zhvillim e sipër dhe për këtë duhet të ridizajnohen politikat kombëtare për investime sepse mbi 60 për qind të investimeve që vijnë nga diaspora shkojnë në investime në patundshmëri, ndërtim të shtëpive dhe banesave.
“Të gjitha defektet që vijnë në rrjetin energjetik bizneset dhe qytetaret i adresojnë në KEDS, si fajtor kryesor por shpesh nuk janë te informuar sepse këtu janë përgjegjës edhe KEK, ZRRE dhe KESCO, prandaj ky është një moment ku po i qartësojmë përgjegjësit edhe individuale dhe kolektive, por se tarifat e larta dhe kyçja e shtrenjtë në rrjetin e energjisë elektrike janë pengesë në sektorin privat, të cilat janë të përditshme dhe të trashëguara e për këtë u pajtuan të gjithë”, tha Shahini.
Kryetari i sektorit të Ndërtuesve dhe Prodhuesve të materialit Ndërtimor në kuadër të AKB-së, Brahim Selimaj, prezantoi një sërë pengesash të vazhdueshme që kanë bizneset anembanë Kosovës,
Ai tha se ne jemi në këtë sektor në shumicën e rasteve të atakuar me KEDS dhe institucionet e tjera përkatëse që kanë të bëjnë më leje ndërtimi, kyçja ne infrastrukturë të cilat e paguajnë në Komunë, por detyrohen që të paguajnë edhe kyçje shtesë për energji elektrike KEDS-it.
“Kyçja në rrjetin energjetik të Kosovës është shumë e shtrenjtë me tarifa të larta, maxigrafi dhe ndërprerja e shpeshtë ku krijon avari në prodhim por edhe në punishte të ndryshme. Ka biznese të cilat janë mbyllë për shkak të problemeve me energji elektrike dhe kjo është e patejkalueshme dhe jo e mirë edhe për këtë sektor por edhe për imazhin e Kosovës”, tha Selimaj.
Drejtori ekzekutiv i rrjetit të KEDS, Alpin Dogan, tha se që nga privatizimi i KEK-ut deri më sot në tentim për të furnizuar të gjitha bizneset dhe qytetarët pa dallim në kategori kemi investuar mbi 140 milionë euro dhe vazhdojmë duke investuar për të pasur energji 24 orë dhe për të qenë sa më konkurrent ne tregjet e Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë drejtim jemi të hapur për të diskutuar dhe sqaruar se jo gjithmonë KEDS është fajtor por duhet të ju informoj se ne jemi të obliguar t’i zbatojmë ligjet në Kosovë e në këtë rast ZRRE-ja është rregullatori dhe ne duhet të zbatojmë ligjet dhe rregulloret e tyre të cilat shpesh janë pengesë edhe për biznese dhe për ne si KEDS , prandaj ju ftoj që bashkërisht të avokojmë që te përmirësojmë legjislacionin në favor të zhvillimit dhe rrjetëzimit për energji elektrike me kosto sa ma të ulët dhe për këtë ne jemi të gatshme për bashkëpunim”, tha Dogan.
Të dy palët u pajtuan që problemet janë permanente por jo të qëllimshme dhe këto do të trajtohen me procedura të shpejta në mënyrë që te eliminohen të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me energji elektrike dhe investitorët vendor e të huaj mos ta kenë më temë diskutimi mungesën dhe tarifat e energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova