LAJMI I FUNDIT:

Për pesë muaj nuk mund të fillojë gjykimi për financimin e OBRM-PDUKM-së

Për pesë muaj nuk mund të fillojë gjykimi për financimin e OBRM-PDUKM-së

Për shkak të mungesës së gjyqtares porotë edhe seanca e sotshme për rastin ‘Talir’ të Prokurorisë Speciale Publike që ka të bëjë me financimin e OBRM-PDUKM-së u anulua.

Për shkak të gjykatëses porote, gjykimi u anulua edhe herën e kaluar ndërsa gjyqtari Osman Shabani seancën e ardhshme e caktoi më 12 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky proces gjyqësor nuk e ka ndërmend të fillojë, seanca e parë u caktua më 18 shkurt të këtij viti por që atëherë vazhdimisht anulohet për shkak të mungesës së palëve. Seanca e sotme ishte anulimi i tetë në radhë.


Në këtë lëndë të PSP-së, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët akuzohen për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim’ dhe ‘larje parash’, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën ‘larje parash’. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik në aktakuzë është e përfshirë edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin dhe u dënua me kusht me dy vjet burg, e cila nuk do të mbahet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ato në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në gjiro-llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori