LAJMI I FUNDIT:

Mediat boshnjake: Kampionia olimpike ka ardhur në Sarajevë

Mediat boshnjake: Kampionia olimpike ka ardhur në Sarajevë

Stërvitjen e parë e ka mbajtur sot pasdite Majlinda Kelmendi, kampionia olimpik e Kosovës.

Organizuar nga Federata e Xhudos së Bosnjë dhe Hercegovinës, në Sarajevë sot filloi kamp veror nën kryesimin e trajnerit, Driton Kuka, trajneri i kampiones olimpike nga Rio, Kelmendi.


Kampi ka mbledhur më shumë se 250 xhuristë dhe trajnerë nga Holanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Turqia, Greqia, Kroacia, Australia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe pjesëmarrësit e kampit në katër ditët e ardhshme të trajnimit në sallën e hotelit “Hollywood” në Ilidza.

“Jemi shumë të kënaqur që kampet që ne kemi organizuar me sukses në vitet e fundit janë vizituar dhe vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme në Evropë, siç dëshmohet nga një numër i madh xhudistësh nga vende të tjera. Është nder i veçantë që në kampin tonë mund të presim pjesëmarrës dhe emra si Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka”, tha Arijana Jaha, organizatorja e kampit.

Driton Kuka, i cili mbërriti dje në kryeqytetin boshnjak, ka pohuar se gjithmonë ndihet i veçantë me ardhjen në Bosnje.

“Xhudo është sporti më i rafinuar olimpik në vendin tuaj dhe duke gjykuar nga të gjitha rezultatet, por edhe angazhimi i Brano Crnogorac dhe Arijana Jahas, do të mbetet kështu në të ardhmen”, tha trajneri i kampiones olimpike.

Ndryshe, pjesë e kampit është edhe kampionia jonë tjetër, Nora Gjakova, e cila ditë më parë mori medeljen e argjendtë në Minsk të Bjellorusisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori