LAJMI I FUNDIT:

“Lonely Planet”: Gjashtë plazhet më të mira të rivierës së Shqipërisë

“Lonely Planet”: Gjashtë plazhet më të mira të rivierës së Shqipërisë

Bregdeti i Shqipërisë ka ndryshuar shumë viteve të fundit, megjithatë ka shumë arsye se përse duhet ta vizitoni dhe eksploroni bregun magjepsës të Shqipërisë – aty ku takoheni deti Jon me atë Adriatik.

Prestigjozja “Lonely Planet” ka publikuar një artikull për plazhet më të mira të Shqipërisë të cilat janë të mahnitshme.


Dhërmia

Plazhi i Dhërmisë është ndër më të njohurit në Shqipëri – një vend ku rëra është me gurë të bardhë ndërkaq deti mbanë ngjyrë të kaltër të mbyllur.

Palasa

Për momentin, Palasa mbetet një vend i përsosur për ata që duan t’i shmangin turmat e njerëzve. Në këtë plazh mund të bëni kamping dhe të notoni në ujin e pastër.

Ksamili

Në jug të Sarandës gjendet Ksamili – një destinacion i përsosur në kufi me Greqinë.

Në tre ishujt që gjenden në këtë det mund të shkoni me not ose me barkë. Ky vend është një qendër e madhe turizmi për vendasit dhe mbushet me njerëz gjatë verës.

Buneci

Ky është një tjetër i mahnitshëm të cilin duhet ta vizitoni në Shqipëri.

Perëndimet e diellit janë të mahnitshme, ndërkaq gjatë ditës mund të freskoheni në ujin e kristaltë të këtij plazhi.

Himara

Pavarësisht zhvillimit në dekadën e fundit, ky vend ende nuk e ka humbur sharmin, ndonëse gjatë verës mbushet me njerëz.

Borshi

Bregdeti 7-kilomterësh i Borshit ju ofron një pamje të mrekullueshme, por më e jashtëzakonshmja rreth këtij plazhi është se turizmi shumë pak e ka prekur këtë vend pavarësisht komunitetit të rëndësishëm dhe industrisë së prodhimit të vajit të ullirit. /Telegrafi/