Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ende liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike në miratimin me kohë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.
Pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e ministrave të Kosovës e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë ose të disa shteteve të Bashkimit Evropian, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndonëse ka kaluar më shumë se një dekadë prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran qytetarët e saj vazhdojnë të jenë të izoluar, gjegjësisht të mos kenë të drejtë të dalin pa viza në hapësirën e vendeve të Zonës Shengen.
Por me një sfidë të tillë nuk ballafaqohet një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e zyrtarëve të Qeverisë dhe të institucioneve të tjera.
Përkundrazi, shumë prej tyre përveç shtetësisë së Kosovës kanë edhe pasaporta të Shqipërisë dhe të shteteve të tjera të Evropës, për të cilat nuk vlen regjimi i vizave.
Së këndejmi ata mund të udhëtojnë lirshëm jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Megjithëkëtë ata thonë se kjo është e drejtë e tyre, sikurse e çdo secilit qytetar.
Njohësit e proceseve integruese konsiderojnë se pajisja e zyrtarëve shtetërorë me dy nënshtetësi nuk paraqet ndonjë problem, porse ata nuk e përjetojnë atë që e përjetojnë qytetarët kur duan të udhëtojnë jashtë vendit.
Ndërkohë sa i përket heqjes së vizave ekspertët vlerësojnë se gjasat janë të vogla që gjatë këtij viti të ndodhë një e gjë e tillë, respektivisht të finalizohet procesi i liberalizimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A