Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Pejë ku ka takuar struktura dhe simpatizantë të Nismës në këtë qytet.
Fillimisht, Limaj i ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që kanë besuar në projektin e Nismës Socialdemokrate Ka thënë se para pesë viteve kanë qenë të bindur se vendi ka nevoje për një parti politike, e cila ofron dhe bashkon njerëz. Partia të cilën ai e drejton, ka thënë se nuk e do votën e mashtrimit e sharjes.
Ai ka thënë se degët e Nismës në Dukagjin duhet të kenë bashkëpunim edhe më të ngushtë për të shtrire dhe rritur frymën e Nismës në këtë pjesë të vendit.
“Ne do të jemi zëri i atyre që nuk i mbron askush. Që nuk flet kush për ta. Ne jemi zëdhënës të nënave vetushqyese. Ne kemi hyrë në reformë të ligjit për lehonat. Ne duam familjet në asistence sociale të mos ndihen si lypsarë, por që shteti ka për obligim të kujdeset për ta që s’kanë mundësi të punojnë. Ne do të jemi të angazhuar për qindra – mijëra baballarë që kanë dhënë djersën e tyre që kanë pensione jo të dinjitetshme. Prandaj i kemi hyre reformës pensionale”, ka shtuar Limaj.
Sa i përket arsimit, kreu i Nismës ka thënë se kjo parti dëshiron që djemtë dhe vajzat të kenë një edukim ndryshe siç ka qenë.
“Ne po përpiqemi që hap pas hapi ta shtyjmë një fryme tjetër të arsimit. Ne jemi angazhuar që në sa më shumë qytete e fshatra t’u ndihmojmë prindërve në edukimin e fëmijëve që nga hapat e parë. Problemet e shumta të trashëguara në arsim, por ajo që mund të sigurojmë është se kemi nis t’i bëjmë hapat që është deshtë moti. Ne kemi filluar që për herë të parë biznesi i Kosovës të mos e ndjej veten të anashkaluar. Ne kemi dhënë shenja se po bëhemi shtet duke filluar që t’i trajtojmë vendet rreth nesh ashtu siç na trajtojnë. Kosova nuk mund të trajtohet ndryshe përveç me respekt. Reciprocitet për të gjitha vendet. Kjo nuk është politikë me rrah gjoks, por për të treguar sa serioz dhe jemi të vendosur për të ndërtuar një shtet të mirëfillte”, ka theksuar Limaj.
Kryetari i degës së Nismës në Pejë, Gëzon Berisha, tha se Nisma po rritet në Pejë dhe Dukagjin dhe këtë nuk ka forcë që e ndalë. Ai tha se Nisma tanimë është shtrirë pothuajse në çdo lagje e fshat të Pejës duke numëruar afro 30 nëndegë. Berisha ka falënderuar kryetarin e Nismës për përkrahjen që në vazhdimësi i ka dhënë degës së kësaj partie në Pejë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova