LAJMI I FUNDIT:

Mashtroi se u helmua në pushim për të përfituar kompensim, ndryshe dukej në rrjetin social (Foto)

Mashtroi se u helmua në pushim për të përfituar kompensim, ndryshe dukej në rrjetin social  (Foto)

Policja Matie Miles nga Nottinghamshire e Anglisë, që mund të humbë punën, për shkak të mashtrimit që ka bërë.

Ajo pretendoi se derisa ndodhej për pushime në Sharm El Sheik të Egjiptit, ishte helmuar me ushqim, duke bërë që bashkëshorti të kujdesej për të dhe ta transportonte me karrocë nëpër aeroport, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pikërisht në ditën kur ajo thoshte se u helmua dhe nuk mund të dilte prej dhomës së hotelit, kishte qenë në një shkretëtirë për të udhëtuar me deve.


Miles duke udhëtuar me deve

Imazhi që ka dalë në rrjetin social e tregonte ndryshe, madje në gjendje shumë të mirë, derisa ndodhej mbi një deve, si pjesë e aktivitetit turistik.

Ky rast që u zbulua nga kompania e sigurimeve ku kërkonte kompensim, i ka shqetësuar zyrtarët policorë, që e kanë konsideruar këtë veprim si jo sinqeritetin më të madh.

Derisa është suspenduar nga puna, Matie do të njoftohen në një vendim tjetër, lidhur me vendosjen se çfarë pasojash do t’i ketë ky pretendim i rrejshëm, për përfitim material. /Telegrafi/