LAJMI I FUNDIT:

E mbijetuara e Holokaustit vdes gjatë vizitës në Auschwitz (Video)

E mbijetuara e Holokaustit vdes gjatë vizitës në Auschwitz (Video)

Eva Mozes Kor një prej të mbijetuarave më të njohura të kampit të Aushwitzit vdiq në Poloni gjatë vizitës në vendin e martirizimit të mijëra hebrenjve.

E lindur në Rumani, e cila krijoi Muzeun e Qirinjve në Indiana të SHBA-së (Children of Auschwitz Nazi Deadly Lab Experiments Survivors) duke i përkushtuar tërë jetën e saj informimit të njerëzve lidhur me Holokaustin ndërroi jetë në moshën 85 vjeç.


“Falni edhe armiqtë tuaj më të këqij. I shpëtova Gjermanisë naziste. Shpresoj që SHBA-të të mos i kthejnë shpinën refugjatëve. Kur i fala ata [nazistët] u ndjeva e çliruar nga Aushwitzit dhe gjithë tragjedia që kisha përjetuar”, ishte mesazhi i saj gjatë vizitës së saj të fundit në Muzeun e Auschwitz, përmes një videoje të postuar në Youtube.

Sipas saj, beteja kundër paragjykimeve raciale, të cilat mund të çojë në gjenocid është po aq e thjeshtë sa “trajtimi me respekt i njëri-tjetrit.

“Nuk nevojiten ligje apo qeveri të mëdha për këtë”, shton më tej ajo.

Eva së bashku me motrën e saj binjake, Miriami, ishte 10 vjeç kur arritën t’u mbijetojnë injeksioneve vdekjeprurëse të bëra në mënyrë rutinore në fëmijët nga mjeku nazist Josef Mengele.

Historia e binjakeve që i mbijetuan eksperimenteve në kampin e Auschwitzit
Lexo po ashtu Historia e binjakeve që i mbijetuan eksperimenteve në kampin e Auschwitzit

Ai perfomoi një eksperiment vdekjeprurës njerëzor ndaj të burgosurve dhe ishte anëtarë i skuadrës së doktorëve që zgjodhën viktima për t’u vrarë në dhomën e gazit. Ajo kujton se ndonjëherë kur kishte një temperaturë të lartë i shfaqej fytyra e Mengele duke “qeshur me sarkazëm”. /Telegrafi/