LAJMI I FUNDIT:

Historia e binjakeve që i mbijetuan eksperimenteve në kampin e Auschwitzit

Historia e binjakeve që i mbijetuan eksperimenteve në kampin e Auschwitzit

Eva Mozes Kor përjetoi tmerret e Auschwitzit, por gjeti forcën për të mbijetuar. Gruaja 85 vjeçe është shumë aktive në Facebook dhe Twitter, udhëton në botë, kujdeset për dokumentarë, shkruan libra dhe gjithashtu ka themeluar një muze, kushtuar historisë së eksperimenteve të Holokaustit dhe nazistëve.

Një grua me një fat të egër, një histori prekëse, për të cilën do të flasim më poshtë.


Eva Mozes lindi në Rumani nga një familje hebreje. Ajo kishte dy motra më të mëdha, Edit dhe Aliz dhe një motër binjake, Miriam. Në maj të vitit 1944,e gjithë familja u dërgua në Aushvitz, transmeton tch.

Ata udhëtuan për 4 ditë në një tren të mbipopulluar, të përdorur më parë për transportimin e bagëtive. Kur familja e Evës mbërriti në kampin e përqendrimit, roja e pyeti nënën nëse vajzat e saj ishin binjake. Pasi morën një përgjigje afirmative, vajzat u rrëmbyen nga krahët e nënës dhe u çuan në një strehë të veçantë. Eva dhe Miriami nuk mësuan kurrë se çfarë u ndodhi prindërve dhe motrave të tyre.

Herën e fundit që binjaket panë prindërit dhe motrat e tyre ishin në “platformën e lamtumirës” në Auschwitz.


“Platforma e lamtumirës” në Auschwitz


Eksperimentet e Engjëllit të Vdekjes: Josef Mengele, 1965

Fenomeni i binjakeve kishte interes për shumë mjekë nazistë, duke përfshirë edhe mjekun më mizor të Auschwitzit, Josef Mengele. U quajt edhe “engjëlli i vdekjes”. Në Auschwitz kishte rreth 1, 500 binjakë si Eva dhe Miriam, dhe jo më shumë se 300 mbijetuan.

Dhjetëra mijëra njerëz janë bërë viktima të eksperimenteve të tmerrshme të Mengele. Mjeku kishte një interes të jashtëzakonshëm shkencor për binjakët, sepse donte të rriste normën e lindjeve midis grave ariane. Ai donte gjithashtu të zbulonte se si sëmundjet e ndryshme prekin trupin e njeriut. Për ta bërë këtë, Mengele injektonte një virus vdekjeprurës në një nga binjakët dhe më vonë krahasonte rezultatet me vëllain apo motrën e shëndoshë. Ai gjithashtu mbikëqyrte eksperimente për ndryshimin e ngjyrës së syve, në të cilën u injektuan kimikate të ndryshme, si dhe eksperimente në të cilat u përpoq të krijonin binjakë artificialisht siamezë.

Binjaket iu nënshtruan testeve të shumta


Eva djathtas dhe Miriam

Eva dhe Miriami u nënshtruan testeve dhe eksperimenteve të ndryshme gjenetike. Sipas kujtimeve të Evës, ajo dikur ishte ndarë nga motra e saj dhe u dërgua në laborator, ku ata i morën shumë gjak nga dora e majtë dhe bënë disa injeksione në të djathtën. Pas kësaj kishte ethe të tmerrshme, krahët dhe këmbët iu fryn dhe trupi i ishte i mbuluar me pika të kuqe. Josef Mengele i tha asaj se ajo kishte vetëm 2 javë jetë. Por arriti të mbijetonte dhe u dërgua përsëri në strehë ku jetonte motra e saj. Fatkeqësisht, pas luftës, Mengele iku në Amerikën Latine dhe nuk iu nënshtrua asnjë lloj dënimi.

Lirimi i binjakeve nga kampi i përqendrimit

Më 27 janar 1945, u nxorën nga kampet e përqendrimit dhe ato bërtisnin:- “Ne jemi të lira!”. Vajzat u vërsulën në rrugë dhe panë njerëz të qeshur, të cilët përqafonin pengjet dhe iu jepnin atyre çokollata dhe biskota . Ata ishin ushtarë të Ushtrisë së Kuqe.

Çlirimi nga Ushtria e Kuqe

Pasi u liruan, binjaket, atëherë 11 vjeçe u vendosën nën kujdestarinë e murgeshave. Siç kujton Eva, murgeshat i dhanë vajzat shumë lodra, por nuk ishin në gjendje të luanin. Fëmijëria e tyre përfundoi në Auschëitz, përgjithmonë. Pas kësaj, vajzat u kthyen në Rumani, por gjetën shtëpinë e tyre të zbrazët dhe të vandalizuar. Eva thotë se ishte dita më e trishtuar e jetës së saj, sepse shpresonte që dikush nga familja e saj të ishte ende gjallë.

Jeta pas Auschwitzit

Në vitin 1950, kur Eva dhe Miriami ishin 16 vjeçe, ato morën leje për të emigruar në Izrael dhe u vendosën në qytetin Haifa. Të dy vajzat shërbyen në ushtrinë izraelite. Në vitin 1960, Eva Mozes u martua me një burrë amerikan me emrin Michael Kor, një tjetër i mbijetuar i Holokaustit. Çifti u zhvendos në Shtetet e Bashkuara dhe kishte 2 fëmijë, Alex dhe Rina. Atje Eva filloi të punonte si agjente e pasurive të patundshme.

Miram vuajti nga veshkat

Miriam gjatë gjithë jetës së saj vuajti nga sëmundja e veshkave, të shkaktuar nga eksperimentet e saj të fëmijërisë. Edhe pse Eva i kishte dhuruar një nga veshkat motrës së saj, Miriam vdiq në vitin 1993. Ajo ishte 59 vjeçe. Dy vjet pas vdekjes së motrës së saj, Eva Mozes Kor themeloi Muzeun që i është dedikuar historisë së eksperimenteve naziste për fëmijët.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori