LAJMI I FUNDIT:

Liderët e Samitit për Ballkanin Perëndimor e përshëndetën kryesimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me procesin e Berlinit

Liderët e Samitit për Ballkanin Perëndimor e përshëndetën kryesimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me procesin e Berlinit

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, në dokumentin e përfundimeve përfundimtare të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë është shkruar se liderët pjesëmarrës të samitit e përshëndetën bashkëkryesimin e parë të ardhshëm të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Pjesëmarrësit e Samitit të Poznan të edhe njëherë e theksuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në përfundimet përfundimtare, liderët e Ballkanit Perëndimor e theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe e vërtetuan përkushtimin e fuqishëm në fushën ekonomike rajonale, si dhe zbatimin e reformave që ishte qëllimi kryesor që të sigurohet prosperiteti në rajon dhe të përforcohen lidhjet ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe ekonomitë e BE-së.


Liderët e Ballkanit Perëndimor u obliguan që të intensifikojnë përpjekjet për të diversifikuar tregjet financiare në mënyrë që të zgjerojnë qasjen në financim në Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket ekonomisë digjitale dhe zhvillimit të shoqërisë, liderët e Ballkanit Perëndimor përsëri theksuan përkushtimin e tyre ndaj agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe në fushën e ekonomisë.

Në Samitin e Poznanit u përshëndet nisja e suksesshme e zbatimit ë protokollit shtesë 5 për lehtësimin e tregtisë dhe tregtisë më të lirë, më të shpejtë dhe më të lehtë.

Me propozim të RMV-së në Samitin në Poznan u miratuar Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së, me çka liderët e rajonit e theksuar nevojën për përpjekjet e përbashkëta për përforcimin e integrimit të popullatës rome, si një ndër grupet më të rrezikuara në shoqëritë e rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori