LAJMI I FUNDIT:

Herolind Shala rikthehet te golat, Valerenga e shkatërron skuadrën Bodo/Glimt

Herolind Shala rikthehet te golat, Valerenga e shkatërron skuadrën Bodo/Glimt

Herolind Shala ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit norvegjez.

Mesfushori kosovar ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Valerenga në sfidën ndaj skuadrës së dytë në renditje Bodo/Glimt.


Klubi nga kryeqyteti norvegjez ka shkatërruar kundërshtarin e saj duke e mposhtur me rezultat bindës 6-0.

E në këtë fitore kontribut të madh ka dhënë edhe Herolind Shala në qendër të mesfushës.

Shala ishte i pakalueshëm nga kundërshtarët, ndërsa krejt në fund ka arritur të realizojë edhe një gol.

‘Motorri’ i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e pestë në ndeshje në minutën e 84-të, pas asistimit nga Fitim Azemi.

Për Shalën ky ishte goli i katërt në kampionatin norvegjez, derisa ka dhënë edhe po aq asistime.

Valerenga pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me 24 pikë, gjashtë më pak se lideri Molde, por kjo diferencë mund të ngushtohet pasi klubi i Shalës ka një ndeshje më pak se lideri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori