LAJMI I FUNDIT:

Nuk përfill gjykatën dhe kërcënon djalin e vet, një muaj paraburgim

Nuk përfill gjykatën dhe kërcënon djalin e vet, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J. në kohëzgjatje prej një muaj, pasi ai nuk ka përfillur urdhrin e gjykatës, duke kërcënuar djalin e vet.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.J. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.J. ka kryer veprat penale që i vihen në barrë pasi më datë 22.05.2019 i ishte afruar banesës së palës së mbrojtur P.J. e që me urdhër të Gjykatës e kishte të ndaluar, ndërsa me datë 30.06.2019 i pandehuri kishte gjuajtur xhamin e banesës së palës së mbrojtur, më pas kishte vrapuar në drejtim të palës së mbrojtur dhe me grusht kishte dëmtuar xhamin e derës së hyrjes së objektit. Me datën 02.07.2019 i pandehuri me një mesazh dhe telefonatë e kishte kërcënuar djalin e tij, tani të dëmtuarin P.J. duke shkaktuar frikë dhe ankth tek të dëmtuarit. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori