LAJMI I FUNDIT:

KRU “Prishtina” zgjatë edhe për dy orë orarin e punës për konsumatorët

KRU “Prishtina” zgjatë edhe për dy orë orarin e punës për konsumatorët

KRU ”Prishtina” sh.a./ Departamenti për konsumatorë, njofton të gjithë konsumatorët e rajonit të Prishtinës se duke filluar nga data 8 korrik e duke vazhduar deri më 31 gusht 2019, ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes edhe për 2 orë të tjera ( zyra për konsumatorë në drejtorinë e ujësjellësit, pika e shitjes në lagjen “Ulpiana” dhe pika e shitjes te Komuna e vjetër e Prishtinës.

“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe nëpër njësitë e tjera operative.
Kështu, orari i punës në këtë departament do të jetë nga ora 08:00-18:00 ( gjithsej 10 orë), derisa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09:00-16:00( gjithsej 7 orë).

Diaspora, e dimë se përbën një element tejet të rëndësishëm në vendin tonë dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale, kulturore gjithnjë me fokus rolin e saj kontributdhënës nga vitet e 60-ta e deri më sot në liri.


Pra, arsyeja e zgjatjes së orarit janë bashkëatdhetarët tanë, pa i përjashtuar asnjë moment edhe konsumatorët e tjerë të KRU,,Prishtina,, sh.a.”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo, për arsye që atyre t’iu krijojmë lehtësira në kryerjen e obligimeve që kanë ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, gjatë qëndrimit në atdheun e tyre.

Përveç pagesave ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, ata në këtë departament mund të marrin edhe shërbime të tjera si, ankesa, kërkesa, qoftë teknike apo komerciale, varësisht nga organizimi i punëve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori