LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Bullgaria nuk do të vendosë kushte të reja për Maqedoninë e Veriut

Zakharieva: Bullgaria nuk do të vendosë kushte të reja për Maqedoninë e Veriut

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva, deklaroi se vendi i saj nuk do të vendosë kushte të reja për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por se dëshiron të zgjidhen kontestet historike.

Siç njofton AIM, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në suaza të Samitit për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Poznanj, lidhur me atë përse ajo dhe kryeministri Boyko Borisov janë përzier në debatin për figurat historike të cilat i ndajnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, Zaharieva porositi se kjo i referohet faktit që në të kaluarën historia është përdorur për qëllime politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur politikanë nga e kaluara keqpërdorin të vërteta historike dhe luajnë me to, u sollëm në këtë pikë që të mos ketë lidhje të afërta mes dy vendeve tona”, theksoi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, duke shtuar se Sofja nuk do të vendosë kushte të reja në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.


“Nuk vendosim kushte të reja, marrëdhëniet fqinjësore janë përmbajtur në marrëveshjen për miqësi”, tha Zakharieva dhe shtoi se vendi i saj vetëm dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ajo përkujtoi se Bullgaria e para e njohu pavarësinë e shtetit tonë dhe se ishte mes të parave që e ratifikuan protokollin inkuadrues për në NATO, duke dëshmuar se e mbështetë perspektivën euroatlantike të vendit.

Shefja e diplomacisë bullgare theksoi edhe se vendi i saj ishte në krye të BE-së vitin e kaluar kur u vendos të fillohen negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori