LAJMI I FUNDIT:

Rritet disponimi pro-evropian në Ballkanin Perëndimor

Rritet disponimi pro-evropian në Ballkanin Perëndimor

Anëtarësimin në Bashkimin Evropian e përkrahin 56 për qind të qytetarëve dhe 64 për qind e kompanive në Ballkanin Perëndimor, thuhet në rezultatet e hulumtimit “Barometri i Ballkanit” të realizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Duke prezantuar rezultatet, në kuadër të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë, sekretarja e përgjithshme e Këshillit, Majlinda Bregu, tha se për herë të parë, pas pesë vjetësh, më shumë se gjysma e qytetarëve të anketuar e përkrahin integrimin evropian të rajonit.

Në hulumtimin e vitit 2015, anëtarësimin në BE e kishin përkrahur 42 për qind e qytetarëve, të Ballkanit Perëndimor.


Barometri i Ballkanit është hulumtim i opinionit publik që e kryen RCC-ja, duke mbledhur dhe analizuar të dhënat nga qytetarët dhe kompanitë e Ballkanit Perëndimor, në tematika të tilla si punësimi, tregtia, investimet, korrupsioni etj.

Në përgjithësi, kënaqshmëria e qytetarëve me situatën në rajon është vazhdimisht në rritje, por më pak se gjysma e tyre, janë të kënaqur me këtë situatë – 44 për qind, krahasuar me 35 për qind në vitit 2015.

Për 60 për qind të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, për 47 për qind është situata e përgjithshme ekonomike, ndërkaq vërehet gjithnjë e më shumë shqetësim për shkak të korrupsionit.

Shumica e qytetarëve – 61 për qind – thanë se ishin të pakënaqur me përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin, në krahasim me 70 për qind në hulumtimin e mëparshëm.

Hulumtimi është bërë në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2018.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori