LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Thaçi e aktualizoi problemin e shqiptarëve të Luginës, rezoluta dëshmi e hipokrizisë

Beqaj: Thaçi e aktualizoi problemin e shqiptarëve të Luginës, rezoluta dëshmi e hipokrizisë

Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në këtë seancë pas debatit të deputetëve është diskutuar nxjerrja e një rezolute e cila do të adresonte problemet e shqiptarëve në atë pjesë.

Kryetari i komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, së bashku me përfaqësuesit e partive politike kanë harmonizuar një rezolutë me 13 pika për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.


Mirëpo në të njëjtën seancë një rezolutë për këtë pjesë ka ardhur edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cila ngjalli debat tek opozita që sipas tyre nuk do të duhej që ai të propozonte rezolutë pasi që për këtë duhet te merrej komisioni që ishte caktuar.

Propozohet rezolutë me 13 pika për Luginën, mbyllet seanca në mungesë kuorumi
Lexo po ashtu Propozohet rezolutë me 13 pika për Luginën, mbyllet seanca në mungesë kuorumi

Kurteshi ka thënë se asnjë rezolutë tjetër nuk është parë e arsyeshme nga anëtarët që të diskutohet përveç rezolutës që e kanë përpiluar vetë ata. Por, asnjëra nga këto rezoluta nuk u votua në mungesë kuorumi.

Ndërsa duke u bazuar në praktikat e kaluara të Kuvendit, dhe nxirren e disa rezolutave, duket se edhe kjo rezolutë nuk do të kryej punë.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Belul Beqaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se politikanë kosovarë dhe ata të Shqipërisë po merren me shqiptarët e Luginës vetëm për arsye manipulative.

“Këta politikanë kanë krijuar aq shumë probleme në Kosovë saqë, edhe sikur ta kishin me gjithë mend, nuk do të mund t’i zgjidhnin problemet e shqiptarëve në Serbi. Së pari, ngase nuk varen nga politikanët shqiptarë , së dyti, politikanët shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë po merren me shqiptarët e Luginës vetëm për arsye manipulative patriotike , ndërsa, në anën tjetër, po i akuzojnë kritikët e këtyre veprimeve, për mungesë të patriotizmit”, ka thënë ai.

Thaçi kërkon që deputetët ta mbështesin Rezolutën për shqiptarët e Luginës
Lexo po ashtu Thaçi kërkon që deputetët ta mbështesin Rezolutën për shqiptarët e Luginës

Ndër të tjera Beqaj ka thënë se problemi i shqiptarëve të Luginës ekziston nga ish shteti jogusllav por është aktualizuar nga Hashim Thaçi.

“Problemi i shqiptarëve të Luginës ekziston nga ish shteti jugosllav por, është aktualizuar nga Hashim Thaçi pas hapjes së idesë për ndarje të Kosovës . Sikur të ishte Hashim Thaçi interesuar me kohë, së paku nga 2011, kur ka filluar dialogu, do të insistonte minimalisht në parimin e reciprocitetit mes serbve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, ka theksuar ai.

Sipas tij rezolutat janë dëshmi e hipokrizisë.

“Çdo rezolutë është sa për sy e faqe dhe dëshmi e hipokrizisë, lojalitetit dhe servilizmit të mbështetësve të politikave virtuale patriotike. Reciprociteti duhet të jetë i pa diskutueshëm si standard, me që ashtu funksionon edhe BE”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori