Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni.
Sipas njoftimit për media ministri Pacolli po merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në qytetin perëndimor polak të Poznań, ku do të shpalosë aktivitetet e deritanishme nën procesin e Berlinit dhe do të përqendrohet në planet për të ardhmen.
“Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin. Rreth 1,500 vetë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë më shumë se 1000 mysafirë. Samiti të ndiqet nga 14 kryeministra. Mes atyre që do të mbërrijnë në Poznan janë kancelarja gjermane dhe kryeministri britanikë dhe francezë. Ata pritet të diskutojnë çështjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se procesi i Berlinit është një iniciativë ndërqeveritare e udhëhequr nga Gjermania për të nxitur zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Iniciativa përfshin tetë vende të BE-së, gjegjësisht Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe. Polonia u bashkua me projektin vitin e kaluar dhe ka marrë përsipër presidencën e saj në janar./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit