E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, e cila mblidhet çdo vit në një qytet tjetër evropian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.
Qëllimi i nismës është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Rrugë me pengesa”
Në një mesazh me video përpara samitit, kancelarja e përshkroi këtë rrugë jo aq të lehtë: “Ka ende shumë tensione dhe konflikte që duhen kapërcyer dhe shumë kushte që duhen plotësuar derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për të hyrë në BE. Kështu që rruga është ende me pengesa”, tha ajo, raporton DW.
Mbi të gjitha, konflikti mes Serbisë dhe Kosovës po rëndon integrimin e mëtejshëm. Nisma Merkel-Macron e prillit 2019 deri tani nuk ka mundur të tregojë suksesin e pritur. Takimi i nivelit të lartë në Paris, i planifikuar për 1 korrik, u shty, sepse Kosova nuk ishte e gatshme të pezullonte tarifat doganore ndaj produkteve serbe, të vëna në shenjë proteste ndaj aksioneve diplomatike të Serbisë kundër Kosovës.
Lidhjet mes njerëzve
Procesi i Berlinit përpiqet të fokusohet te bashkëpunimi praktik midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, pavarësisht nga konfliktet e mëdha politike. Kështu për shembull, nën termin “Connectivity” , Bashkimi Evropian investon shumë para për të krijuar dhe forcuar lidhjet sociale, ekonomike dhe qeveritare mes vendeve në rajon, por edhe mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.
Një nga projektet më krenare të Procesit të Berlinit është krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) me qendër në Tiranë. Ideja për të lindi në vitin 2016, në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Paris dhe prej atëherë janë vënë në dispozicion 1,9 milionë euro për projekte që nxisin lidhjet e drejtpërdrejta mes të rinjve në rajon me njëri-tjetrin, por edhe me të rinjtë e vendeve të BE-së. Me 900 000 eurot e para janë krijuar kështu mbi 1.300 partneritete.
Por edhe ky projekt ka vuajtur kohët e fundit për shkak të tensioneve të shtuara midis Serbisë dhe Kosovës. Kështu, takimi i parë i këtij viti në mars, i cili ishte paraparë të zhvillohej në Prishtinë, dështoi pasi Serbia refuzoi ta dërgonte përfaqësuesen e vet, me argumentin se ky faktikisht do të ishte një akt i njohjes së Kosovës.
Infrastrukturë dhe Energji
Një tjetër element i rëndësishëm i Procesit të Berlinit është bashkëpunimi ekonomik. Që nga viti 2015, BE ka shpenzuar gati 700 milionë euro për ta bërë sa më të lehtë atë, me projekte në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Këtyre u shtohen edhe 2,4 miliardë Euro në formë kredish. “Këto projekte sjellin dobi të prekshme për njerëzit në rajon”, vëren Ardian Hackaj, nga Cooperation & Development Institute në Tiranë. “Ndryshe nga zgjerimi qe karakterizohet si proces i elitave, Procesi i Berlinit, që e vë theksin te konektiviteti, është qasja e munguar nga poshtë-lart”, thekson Hackaj për DW.
Një nga arritjet e mëdha të kohëve të fundit ka qenë reduktimi i tarifave të roaming që nga 1 korriku i këtij viti. Tani shpresohet të arrihet edhe njohja e diplomave. Megjithatë, ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur. Për shembull, heqja e kontrolleve të dyfishta doganore, të cilat e zgjasin shumë kohën e transportit të mallrave, thotë për DW një ekspert ekonomik i qeverisë gjermane. E për këtë mungon vullneti i duhur politik, qorton ai.
Testi litmus për procesin e zgjerimit
Nisur nga fakti që tani të gjithë janë në pritje të riformimit të Komisionit të BE, që pritet të ndodhë në vjeshtë, nga konferenca e Poznanit nuk pritet ndonjë përparim i madh. “Pritet të jetë më shumë një vlerësim i ciklit të parë (2015-2018), konkluzionet e të cilit mund të shërbejnë si orientim për qasjen e Komisionit të ri ndaj Ballkanit Perëndimor”, thotë Hackaj.
Konferenca e Berlinit ishte paraparë të zgjaste vetëm katër vjet, nga 2014 në 2018. Por ajo do të vazhdojë për shkak të interesimit të madh që vjen nga poshtë, edhe pse mbështetja në nivelet e larta të politikës kohët e fundit nuk është aq e dukshme. Shkak është skepticizmi ndaj zgjerimit që sundon tek disa vende, sidomos Franca. Pak para Konferencës së Ballkanit Perëndimor, presidenti Emmanuel Macron, i cili vetë nuk do të marrë pjesë Konferencën e Poznanit, theksoi se “do të luftonte që të mos kishte zgjerim të BE-së pa përfunduar konsolidimi i brendshëm”.
Kancelarja gjermane do ta mbështesë projektin e saj me forcë deri në fund të periudhës së saj në detyrë, thuhet nga qarqet qeveritare të Berlinit. Nëse ky angazhim do të vazhdojë edhe më pas, kjo nuk mund të thuhet me siguri.
Ardian Hackaj thotë se Procesi i Berlinit është instrumenti më i rëndësishëm i BE-së për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së dhe për t’i përgatitur vendet kështu për zgjerimin, edhe nëse ky vonon: “Tek e fundit, projektet e Procesit të Berlinit janë prova e litmusit që tregojnë edhe se sa gati janë këto vende për anëtarësim në BE”, përfundon Hackaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje