LAJMI I FUNDIT:

Zaev pret që vendi deri në dhjetor të anëtarësohet në NATO

Zaev pret që vendi deri në dhjetor të anëtarësohet në NATO

Kryeministri Zoran Zaev shrepson se vendi ynë do të anëtarësohet në NATO në Samitin e Londrës në dhjetor ku do të shënohet 70 vjetori i Aleancës.

Zaev rikujtoi se deri tani shumica e vendeve anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Integrimi në NATO do të ketë efekte pozitive në sigurinë dhe prosperitetit tonë, dhe rajonit më gjerë”, tha Zaev në prezantimin e ‘Digjitalizimit të sistemit për menaxhime me kriza’ në organizimin e Qendrës për menaxhime me kriza dhe NATO-s.


Nëntë shtete nuk e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në NATO
Lexo po ashtu Nëntë shtete nuk e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në NATO

Zaev falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për integrimet e vendit tonë në NATO./Telegrafi/