LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo tërheq vëmendjen në Lisbonë me veturën milionëshe

Cristiano Ronaldo tërheq vëmendjen në Lisbonë me veturën milionëshe

Cristiano Ronaldo kohë më parë i kishte shtuar koleksionit të veturave edhe një sosh.

Portugezi ka në garazhin e vetë një mori veturash, teksa një prej tyre është edhe McLaren Senna, me vlerë mbi një milion euro.


Ky model i prodhuesit gjerman i ishte dedikuar ish-pilotit të Formula 1, të ndjerit Ayrton Sennas dhe ka një prodhim të kufizuar prej vetëm 500 veturash.

McLaren Senna arrin shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 2.8 sekondave gjersa shpejtësia maksimale kap shifrat prej 340 km/h.

Sipas prodhuesit, “McLaren Senna është vetura më e shpejtë e McLarenit në rrugë” dhe kryesisht mund ta kenë njerëzit e pasur. /Telegrafi/