LAJMI I FUNDIT:

Akulli po shkrihet me shpejtësi të madhe, në Alaskë nuk ka qenë aq nxehtë për më shumë se 110 vite – temperatura e detit thyen çdo rekord (Foto)

Akulli po shkrihet me shpejtësi të madhe, në Alaskë nuk ka qenë aq nxehtë për më shumë se 110 vite – temperatura e detit thyen çdo rekord (Foto)

Akulli mbi det në pjesën veriore të Alaskës është zhdukur shumë më herët sesa që zakonisht ndodh gjatë pranverës, gjë që ka shqetësuar tej mase banorët që varen ekskluzivisht nga gjuetia dhe peshkimi.

Akulli është shkrirë për shkak të temperaturave të larta në oqean. Përveç kësaj edhe për shkak të temperaturave të larta në ajër, duke thyer kështu rekordin mbi 110 vite. Në qytetin Juno është regjistruar temperatura prej 28 gradë celsius, transmeton Telegrafi.


E sipas Janet Michelle nga Kivalina, shkrirja e akullit para kohe është një fakt i frikshëm. Familjarët e saj që merren me peshkim, ishin detyruar të udhëtojnë me anije mbi 80 kilometra larg shtëpisë për të gjetur foka në akull.

Ajo pretendon se fokat më herët lehtë kanë mundur të gjenden në afërsi të fshatrave, por shkrirja e akullit ka bërë që ato të lëvizin më në veri të vendit.

“Nuk e dinim nëse do të kemi ushqim për dimër. Ka qenë një fakt tmerrues”, ka shtuar ajo.

Kurse Rik Thoman,  klimatolog nga Qendra për vlerësimin e klimës pranë Universitetin e Alaskës, Ferbanks, ka shkruar në rrjetet sociale se në veri të detit të Beringut dhe në jug të Chukotsko “janë duke u pjekur”.

Temperatura e ujit të detit gjatë javës së kaluar ka qenë për pesë gradë celsius më e lartë sesa gjatë periudhës 1981-2010. E në përgjithësi gjatë pesë viteve të fundit, temperatura e ujit të detit në këtë rajon është shumë më e lartë sesa që ishte dikur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori