LAJMI I FUNDIT:

Shefi i spiunëve të Kim Jong-Un për herë të parë shfaqet në publik, për këtë burrë lideri i tij ka detyrë të veçantë (Foto)

Shefi i spiunëve të Kim Jong-Un për herë të parë shfaqet në publik, për këtë burrë lideri i tij ka detyrë të veçantë (Foto)

Shefi i ri i Shërbimit Sekret të Koresë së Veriut ka shoqëruar liderin e këtij vendi Kim Jong-Un, gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump në zonën e demilitarizuar që ndanë dy Koretë.

Personi në fotografinë e publikuar nga një agjenci jugkoreane shihet duke qëndruar pranë zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Choe Son-hui, dhe është identifikuar si Jang Kum-chol që njëherit është shef i Departamentit të Frontit të Bashkuar (UFD), transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë që Jang është parë në publik që kur mori postin e kryespiunit të UFD-së, të cilin deri në prill të këtij viti e mbante Kim Yong-chol.


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë "shtyhet" nga truprojat e Kim Jong-Un (Video)
Lexo po ashtu Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë "shtyhet" nga truprojat e Kim Jong-Un (Video)

Kujtojmë se Kim Yong-chol ishte kryenegociatori i Koresë së Veriut në bisedimet me SHBA-të sa i përket programit të denuklearizimit, ku ishte takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

E zëvendësimi i tij kishte nxitur spekulime, se ai ishte konsideruar si personi i vetëm përgjegjës për dështimin e bisedimeve të shkurtit mes Kimit dhe Trumpit.

Megjithatë, Jang ishte njohur pak në botën e jashtme. Ai është rreth të 50-ve dhe karrierën e filloi në departamentin për shkëmbim mes dy Koreve.

Një ditë pas takimit Trump-Kim, radari i jugkoreanëve regjistron objekt të paidentifikuar fluturues mbi zonën e demilitarizuar  
Lexo po ashtu Një ditë pas takimit Trump-Kim, radari i jugkoreanëve regjistron objekt të paidentifikuar fluturues mbi zonën e demilitarizuar  

Emri i tij për herë të parë ishte përmendur nga mediat e Koresë së Veriut në prill të këtij viti, kur edhe u raportua se ishte caktuar si drejtor i Komitetit Qendror për të udhëhequr Partinë Punëtore të Koresë së Veriut (WRK).

UFD është agjenci e fuqishme e inteligjencës dhe krah i fortë i liderit suprem që merret ekskluzivisht me raportet me Korenë e Jugut dhe me SHBA-të.

E pasi që samiti i shkurtit kishte dështuar, ekspertët kishin paralajmëruar se ai mund të shkarkohet nga ai post. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori